Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka marrë pjesë në koncertin e organizuar para institucionit që drejton, pjesë e kalendarit të aktiviteteve të organizuara nga qeverisja vendore për 28 Nëntorin, festën e Pavarësisë së shqiptarëve. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve të pranishëm, Ademi ka dhënë një intervistë për mediat e pranishme. Ajo ka folur për aktivitetet e organizuara për 28 nëntorin, duke lënë të kuptohet se janë bashkuar në një Pavarësia dhe çlirimi i vendit në Luftën e Dytë Botërore. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me mungesën e festimeve me datë 29 nëntor, kryebashkiakja Ademi e ka cilësuar 29 nëntorin 1944 si një ditë të zezë për Shqipërinë. Megjithatë, Ademi ka thënë se duhet të jenë historianët që ta sanksionojnë saktë atë që ndodhi me 29 nëntor 1944 dhe në vijim për Shqipërinë e shqiptarët. Më poshtë, intervista e plotë e kryetares së Bashkis së Shkodrës Voltana Ademi.