Ndërkohë që ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, dorëzon sot në Gjykatë kërkesën për regjistrimin e partisë së re “Bindja Demokratike”, reagon për herë të parë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas firmosjes së marrëveshjes me 10 pika, më aleatet e tij, në kuadër të koalicionit, Basha pa përmendur emra, teksa është pyetur për partinë e re të Patozit, ka deklaruar prerë se “nuk do të ketë as opozitë false”.
“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi, janë zgjedhjet false, nuk do të ketë zgjedhje false, parlament fals, dhe nuk do të ketë më as opozitë false”- ka thënë shkurt Basha.