
Kosova ka shkruar historinë! Dardanët mposhtën Sllovakinë me rezultatin 3-4 në transfertë, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e “play off” drejt Botërorit.
Pjesa e parë u fitua nga Sllovakia me rezultatin 2-1. Përmbysja e çmendur erdhi në 45 minutat e dyta.
Golat nga Kosova u shënuan nga Hoxha, Asllani, Muslija dhe Hajriza. Kosova po ëndërron kualifikimin në Botëror, ndërsa në finale do masi forcat me Turqinë.
Ndërsa, Shqipëria eleminohet në gjysmëfinalen e Plej Of të Botërorit, teksa u mund në Varshavë 2-1 nga Polonia. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që u shfaqën rrezikshëm në zonën kuqezi me anë të Levandovskit, por vetëm kaq. Ekipi i Silvinjos provoi të ngacmonte me kundërsulme dhe dha disa herë sinjale. Në fundin e fraksionit, një gafë në prapavijën polake i jep mundësinë Arbër Hoxhës të driblojë portierin dhe të realizojë golin e avantazhit për Shqipërinë, duke dërguar kështu skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Polonia shtoi presionin dhe çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë barazoi me Levandovskin, gjatë zhvillimit të një goditje këndi. Zielinski do përmbyste ndeshjen, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të Shqipërisë drejt Botërorit.




