
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Mirëmëngjes! Nga Ura e Bunës deri në Shirokë po vijon puna për krijimin e një hapësire të dedikuar për këmbësorët dhe biçiklistët.
Punimet po ecin me ritme të shpejta, ndërsa mesazhet pozitive nga banorët e Shkodrës na japin besim dhe motivim për çdo punë të mirë që po realizohet.