VIDEO/ Konfrontime në Portin e Durrësit, vonohet trageti, pasagjerët dhunojnë rojet e sigurisë

Loading...

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit. Disa pasagjerë kanë dhunuar rojet e sigurisë, si shkak i vonesës së tragetit me të cili ata po udhëtonin.

Mësohet se udhëtarët kishin prerë biletën për të udhëtuar me tragetin “Grandi Navi Veloci”, i cili udhëtonte drejt Italisë në orën 12:00, por atyre iu desh të prisnin deri në orën 18:00. Shkak për vonesën ishte bërë një defekt teknik i tragetit.

Pasagjerët ishin tepër të rebeluar, pasi askush nga kompania nuk jepte një përgjigje përse ndodhi e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin. Ka qenë një pasagjer italian, i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale./shqiptarja/

Lini komentin tuaj...

Loading...