
Javët e fundit të Abissnet Superiore, do të jenë komedi të mirëfillta, të dirigjuara në distancë. Ekipet e mbijetesës në fundin e klasifikimit, marrin fitore ndaj ekipeve që tashmë kanë siguruar Final 4.
Bylis mund në Shkodër me 2 gola Vllazninë, Partizani “shembet” me poker 1-4 nga Flamurtari në Tiranë dhe Vora mund me përmbysje në fund Elbasanin 3-2.
Ndoshta ndeshja më e vertetë ishte ajo në Durrës ku Tirana fitoi përballë Teutës, e cila barazohet me pikë tashmë, 38 për ekipet që janë në fazë mbijetese, e në fund, Flamurtari me 35 pikë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje.
Me gjasë, Vllaznia do të mundet edhe nga Tirana, sipas skemës që mbijetesës së ekipit kryeqytetas dhe do të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit në Shkodër, teksa vlonjatët deri atëherë do kenë zgjidhur rebusin e rënies nga Superiore.




