Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – “Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona”, presidenti Begaj uron shqiptarët për 2025

ShkodraWeb 31 December, 2024
urim begaj 2025

Të dashur bashkëkombës,

Në traditën tonë, ndërrimi i viteve është momenti i bashkimit në familje, i festimit, gëzimit dhe lutjeve për një vit të ri sa më të begatë. Ky moment është një mundësi e çmuar për t’u bashkuar rreth vlerave dhe aspiratave tona, duke parë së bashku drejt të ardhmes.

Festa e Vitit të Ri na kthen tek ajo çka është njerëzore, shpirtërore, dhe te vlerat tona më të rëndësishme, si: familja, atdhedashuria dhe mikpritja. Sot dëshiroj të ndaj me ju urimet dhe falënderimet e mia më të mira:

-Për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, që kontribuojnë çdo ditë me punën e dedikimin e tyre për një Shqipëri më të paqtë, më të begatë e më evropiane.

-Për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që edhe këtë mbrëmje mbrojnë, kujdesen, ndihmojnë dhe sigurojnë vazhdimësinë e jetës së vendit.

-Për të gjithë ata që jetojnë në emigracion, ata që studiojnë apo ata që shërbejnë në misione ushtarake e shtetërore në vende të ndryshme të botës.

Sot dëshiroj të përshëndes dhe t’u uroj çdo të mirë të gjithë bashkëkombësve tanë të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, kudo ku ata ndodhen.

Të dashur bashkëqytetarë,

Ndryshimi i viteve është moment bilanci dhe reflektimi, të cilin e bëjmë individualisht, si familje, si shoqëri, si shtet e si komb. Shqipëria ka ende sfida për të përmbushur pritshmëritë, aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve të saj.

Ky vit ishte i pasur me arritje në shumë fusha, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tonë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, forcimin e partneriteteve dhe imazhit ndërkombëtar, si dhe përqafimin e risive teknologjike.

Dikur e varfër dhe e izoluar, Shqipëria sot është anëtare aktive në NATO, është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është vendi i samiteve ndërkombëtare dhe mikpritëse e miliona turistëve.

Shqipëria sot është vendi ku reforma në drejtësi po i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së Diasporës.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Ndonëse dëshirat tona mund të ndryshojnë, të gjithë ndajmë të njëjtën shpresë e vizion. Reformat që do të përgatisin Shqipërinë e së nesërmes kërkojnë përpjekje dhe angazhim nga secili prej nesh.

Shqipëria ka nevojë për një politikë më aktive, transparente dhe llogaridhënëse. Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme për ngushtimin e hendekut social midis brezave, zonave dhe shtresave shoqërore.

Mbi të gjitha, kemi nevojë për forcimin e rolit të familjes, mirëarsimimin, mirëedukimin dhe ndërgjegjësimin qytetar.

Një mesazh të veçantë kam sot për brezin e ri:

Përqafoni risitë, por lidhuni fort me trashëgiminë e popullit tuaj dhe, mbi të gjitha, duajeni, mësojeni e mbrojeni mirë shqipen e bukur të trojeve tona.

Studioni, punoni e jetoni ku vlerësoni se arrini objektivat tuaja, por mos i shkëpusni asnjëherë lidhjet me vendin tuaj, vendin e prindërve, gjyshërve, familjarëve tuaj, Shqipërinë krenare, Shqipërinë bujare, Shqipërinë e bukur.

Të dashura motra dhe vëllezër,

Të gjithë ne e duam Shqipërinë të zhvilluar, të sigurt, demokratike dhe evropiane. Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara. Kemi mundësitë dhe kapacitetet.

Koha na kërkon të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona. Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO+EMRI – Arrestohet në Muriqan 32- vjeçari, gjatë kontrollit të furgonit iu gjetën 3.430 kg “mall” i ndarë në tre pako
Artikull pas: Humb jetën në spital 47- vjeçari që u përplas nga makina në Malësi të Madhe, arrestohet shoferi 60- vjeçar…

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.