
Në mjediset e shkollës së rikonstruktuar “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodrës, është zhvilluar një takim me mësues të ZVA Shkodër. Pjesë e takimit ishte zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Benet Beci. Në fokus të takimit, ishte rritja e cilësisë së mësimdhënies si prioritet i përbashkët, teksa u evidentua mbështetja e qeverisë me investime në infrastrukturë dhe rritjen e pagave për mësuesit.
Përveç këtij takimi, mësohet se janë parë nga afër edhe investimet që qeveria dhe bashkia Shkodër, po realizojnë në sistemin arsimor, veçanërisht në infrastrukturë si shkollat “Kolë Idromeno”, “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”, tashmë e përfunduar.




