Skip to content
10 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Koalicionit Bravo- Brava do ti recitoj poezinë ‘Ina, Ina…'”, Ilir Meta: Do të marr pjesë në garë…

ShkodraWeb 28 January, 2022
ilir meta konference

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të marrë pjesë edhe Ilir Meta. Në një konferencë për gazetarët, Meta paralajmëroi se do të marrë pjesë në garë ne emër të popullit të dy marsit.

Ai u shpreh se shikon një dëshirë të madhe nga ana e kreut të qeverisë, që ta përfshijë Presidentin në garën e 6 marsit. Kreu i Shtetit paralajmëroi atë që e quajti koalicionin Bravo-Brava se ne ballafaqimin me te afërt do t’ju recitoj poezinë e shefit te këtij koalicioni “Ina, Ina…”

“Shoh një dëshirë të madhe për të me përfshire në një garë, ose si të përfshirë në garat e mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje, sepse i takoj bashkisë së Tiranës, por si sic do marrë fund koha e gallatave me financat dhe borxhet që merren ne emër të Shqipërisë për të blerë profesionalizimin tuaj, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shituara pa filluar.

Unë as kam marrë pjesë në ndonjë garë gjatë kohes qe kam qenë president, kam mbrojtur kushtetutën, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht, sepse janë shqetësuar ngaqë unë kam recituar disa poezi: Unë do të marrë pjesë në garë ne emër të popullit të dy marsit dhe përtej. Të bëhen gati, se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë me e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit “Bravo-Brava”, që ka 8 vite qe qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën edhe luftën kundër korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i këtij koalicioni Bravo Brava, atë Ina Ina, por pas zgjedhjeve.

Ua thashë dhe po ua përsërisë, poezinë e shefit të koalicionit Bravo-Brava do ta dëgjojmë kur unë mos të jem më në këtë institucion, këtu ka poezi për Skënderbeun, për Korçën, për Vlorën, nuk ka “Ina Ina”. Poezinë “Ina Ina” do ta dëgjojnë për një vit në rastin më të mirë ose më shpejt në rastin më të keq, nëse vazhdojnë kështu me borxhin.”, u shpreh Meta.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama parashikoi qe ne zgjedhjet e 6 marsit do te marre pjese edhe Ilir Meta. Sipas Ramës, Berisha bashkë me Metën do të ketë si alternativë për t’u ofruar njerëzve ‘nongratan’ dhe varetë.

“Të bëj një parashikim, ne në zgjedhje do të shkojmë me kandidatë normalë, njerëz normalë që do të shkojnë të ofrojnë një kandidaturë për punë, përballë do të kenë brava, do të kenë vare. Dhe jam i bindur 100 për qind, 1000 mijë për qind që do të futet edhe Ilir Meta. Mbajeni mend tani që nongrata do të bashkohet me Ilir Metën, Ilir Meta është edhe grata edhe nongrata dhe do të jenë të dy bashkë atje, brava, qysqi, trasta të mbledhur atje. Çfarë do zgjedhin njerëzit, njerëzit duan të zgjedhin kryetar bashke, këta do zgjedhin bravaxhintë, trastaxhinjtë dhe qysqixhinjtë. Ilir Metën Metën e ke me Saliun, grata, nongratam grata, i ke bashkë të dy sepse është ajo shprehja se ishim te xhamia; çfarë ndodh në fund me derën e xhamisë!”, u shpreh Edi Rama në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Post navigation

Previous: Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, ish- drejtori i përgjithshëm i RTSH- së Thoma Gëllçi do të qendrojë në burg…
Next: Zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës, rritet numri i votuesve krahasuar me 25 prill 2021, në 12 qendra rrezikohet procesi…

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 maj 2026… 9 May, 2026
  • “Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën 8 May, 2026
  • NGA ARTAN FUGA – Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje…? 8 May, 2026
  • VIDEO – Sezoni turistik, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër përmirëson rrjetin e kanalizimeve të ujrave të zeza 8 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moto fest 2026

OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë…

ShkodraWeb 10 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026…

ShkodraWeb 10 May, 2026
full hd.03_45_42_17.Still057

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

ShkodraWeb 9 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.