Shqiptarët e kanë zemrën e madhe! Prej shekujsh e kemi treguar, sidomos për të ndihmuar ata që janë më në nevojë apo që kanë patur të papritura fatkeqe në jetë.
Një të tillë ka patur edhe familja e Mark Ded Ceca në fshatin Bugjon. Një zjarr i rënë në 18 mars 2020, i ka djegur stallën e bagëtive me gjithë gjënë e gjallë brenda por i ka dëmtuar edhe shtëpinë e banimit.
Për të rikthyer në normalitet, duhen shumë para dhe si çdo familje tjetër, e vetme nuk i ka as kjo familje.
Në faqen në Facebook Fshati Bugjon, është shpërndarë një mesazh sensibilizues të cilin me shpresën që të ndikojmë sado pak për ndihmuar këtë familje, po e shpërndajmë edhe ne më poshtë:
“Digjet stalla, demtohet rëndë shtepia e banimit dhe digjen dhjetra krerë bageti të imta!
Me dt. 18 mars rreth ores 18.00 eshte djegur stalla e bagtive dhe dhjetra krerë bagëtish dhe demtuar renda shtepija e Mark Ded Ceca ne fshatin Bugjon. Per ta rindertuar dhe per t’ju kthyer normalitetit duhen shum para, gjendja ekonomike e familjes eshte e pa mundur ta rindertoj kete dem kaq te madh.
Që nga lajmi që është publikuar ne faqen zyrtare të Bashkisë Fushë- Arrez, (https://www.facebook.com/1579957322327573/posts/2622218144768147/) kanë ardhur disa reagime te ndryshme qe dashamires shprehin solidaritetin me familjen e demtuar dhe duan te japin kontributin e tyre. Prandaj u mendua kjo menyre.
Per të gjitha ata qe deshirojn të japin kontributin e tyre eshte hapur nje numer llogarije me emrin
Mark Ded Ceca- Numri i llogarisë: AL28202570080000000001466959
Ata qe deshirojn mund te derdhin kontributin e tyre në të gjitha #valutat ne numrin e mësiperm, por personi në fjale nga banka ne kete numer mund te terheq vleren e parasë të konvertuar ne lek.
– Nqse deshironi të dergoni kontributin tuaj nepermes Western Union, MoneyGram” apo n’donje menyre tjeter sigurisht që eshte e mundur.
– Dergoni vleren qe deshironi në emrin e Mark Ded Ceca dhe numrin personal mund ta dergoni ne mesazhin tone privat dhe kete numer do ja japin personit ne fjale sa me pare.
Pasi te terhiqen parat ose te verifikohen ne banke, per ata qe deshirojn do te falenderohen ne kete faqe.
Çdo lloj kontributi eshte i mirepritur, ju lutem shperndajeni sa me shume kete lajm, eshte ky eshte nje kontribut human!
Ju faleminderit dhe zoti ua shtoft bereqetin!