Teksa numëroi sfidat e mëdha që e presin partinë që drejton, e duke pranuar se propozimet që i ka bërë këshillit janë në funksion të mbërritjes së synimeve, kryedemokrati Basha ka thënë se njerëzit shohin problemet dhe secili e pyet se kur dhe si do ta rrëzojnë Ramën.
“Më pyesin se kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën, unë dhe jam i bindur se secili duam ta rrëzojmë tani dhe kjo arrihet vetëm në një mënyrë. Duke bërë njerëzit për vete, duke i ngjalluar besimin te ne, duke sjellë rreth nesh sa më shumë shqiptarë të bashkohen rreth nesh aq më shpjet do ta shporrim Ramën. Nëse njerëzit besojnë te ne do të ketë shpresë, Rama do rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”- tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/617319222059213/