ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Kisha katolike më e hershme në Shqipëri e në Ballkan zbulohet në M.Madhe, është 1500 vjeçare…

Gjurmë të një kishe paloekristiane të shekullit të V p.e.s janë zbuluar në Hot të Malësisë së Madhe gjatë disa gërmimeve arkeologjike. Arkeologu Gezim Hoxha tregoi mbi të veçantat e kësaj kishe dhe për gurët me simbolika të cilat përdoreshin 15 shekuj më parë. Ndërsa shton se kisha është një ndër më të hershmet në territorin shqiptar por edhe në atë ballkanik. Ndër të tjera Hoxha thotë se kanë qenë pikërisht banorët e zonës si dhe pronarët e truallit ku ndodhet kisha të cilët në kohë të hershme dhe të vështira të komunizmit kanë ruajtur reliket fetare dhe rrënjët e krishtërimit.

Kemi të bëjmë me një kishë paleokristiane e cila i ka fillesat e veta në fund të shekullit të 5-të. Bëhet fjalë për një kishë e cila shkon gati 15 shekuj më parë. Është një ndër kishat më të hershme e vlerësuar në territorin shqiptar dhe në atë ballkanik. Nuk ka kishë më të hershme se kaq.

Objekti është trazur herë pas here për marrjen e gurëve apo për kryerjen e punëve të tjera bujqësore bujqësore. Ne nuk arrijmë ta gjejmë në mënyrë të plotë. Por gjejmë shumë objekte që janë të gdhendura në gurë dhe kanë simbolika paleokristiane. Objekti është i një vlere të rëndësishme historike-kulturore por edhe fetare për territorin në të cilin ndodhemi por edhe për fshatin.“, thotë Gëzim Hoxha, arkeolog. Gërmimet arkeologjike janë kryer në kuadër të një projekti 3- vjeçar i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.