
Me interes të jashtëzakonshëm u rihap Kinema “Republika”, rikthim i shumëpritur për qytetin e Shkodrës. Kinema “Republika” u rikthye zyrtarisht pas një rikonstruksioni të plotë duke shënuar një hapje të shumëpritur dhe të shoqëruar me interes të jashtëzakonshëm nga publiku.
Në premirën e saj, pati radhë nga qytetarë të çdo grupmoshe, dëshmi e lidhjes së fortë që Shkodra ka me kinemanë dhe ekranin e madh. Rikthimi i Kinema Republika shënon jo vetëm rifillimin e filmave ne ekranin e madh por edhe ringjalljen e një tradite kulturore.




