Aktori i mirënjohur, Zef Deda, i është bashkuar nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që ishte sot në Shkodër ku kërkuan firmat e qytetarëve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte para se të shèmbej.
Ndërsa mori mikrofonin për të folur, Deda puthi muret e Teatrit “Migjeni”, ndërsa tha i përlotur se “këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar”. Aktori i madh i humorit e quajti qeverinë “máfia”, ndërsa shtoi se po shkátërron vendin.
“Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art. Ajo máfie po shkátërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu“, tha aktori.