Aktivisti Genc Sejko shpërndarë një video ku zbulon se janë hequr vota të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka bërë një krahasim të votave në KZAZ-në 40 në Tiranë ku siç dihet kishte votim dhe numërim elektronik.
Sipas të dhënave ka pasur të tjera shifra të prezantuara një ditë pas zgjedhjeve dhe të tjera të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ-së.
6 kandidatëve të PD-së, duke filluar nga kryetari Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe Oriela Nebiaj u janë hequr 74 vota.
“Këta të vjedhin edhe nga votimi elektronik,” – shkruan Sejko.