Viti i ri akademik ka startuar sot edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Me këtë rast, ka përcjellë mesazhin e saj për studentët dhe pedagogët, rektorja Suzana Golemi.
Bashkë me urimin për vitin e ri akademik, rektorja Golemi u ndal edhe tek situata që po kalon vendi nga pandemia. “E vetëdijshme se situata që po kalojmë është e vështirë dhe keni pritur kthimin në auditore, por rregullat e vendosura na e pamundësojnë, prandaj ti respektojmë për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.
“Kemi bërë gati programin e mësimit online dhe çdo gjë është ndarë, ku janë caktuar grupet e punës për çdo fakultet”, ka thënë rektorja Golemi.
Ditën e sotme, grupime studentore dhe universitare, mes të cilave edhe “Lëvizja për Universitetin”, kanë paralajmëruar protesta kundër mësimit online. Edhe në Shkodër është paralajmëruar një tubim i tillë, pak pas urimit të përcjellë nga rektorja Golemi. /ShkodraWeb Media/