E ftuar në emisionin ‘Pop Kulturë’, këngëtarja Jonida Maliqi ka bërë një gafë gjatë transmetimit direkt, duke shkaktuar mjaft të qeshura. Duke qene se është një emision i ri, Jonida Maliqi nuk ka nguruar të urojë një sezon të suksesshëm, por në vend të fjalës suksese ajo ka thënë ju uroj sa më shumë seks, pavarësisht se më pas e rregulloi. “Meqenëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks… suksese në këtë sezon të ri. Gati ishe…” i drejtohet Jonida moderatorëve duke qeshur.