Rikthehet Superliga e futbollit shqiptar dhe menjëherë ofron klasiken Vllaznia- Tirana. Kuqeblutë presin në “Loro Boriçi” bardheblutë, e cila gjithmonë ka ofruar futboll cilësor.
Si zakonisht, para mediave ka dalë trajneri Thomas Brdaric, i cili ka thënë se jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe kemi uri për fitore. Ndeshja për javën e 20- të luhet në orën 17.00 ndërsa konferencën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.