Alban Xhaferi shprehet mjaft i kënaqur nga ndeshja e Vllaznisë por edhe golat e shumtë. Në një dalje për mediat pas fitores së thellë me Dinamon, personi që tashmë është shpallur fitues i ankandit për KF Vllaznia sh.a., ka folur për një sulm shumë të fortë që ka Vllaznia.
Nga ana tjetër, ai ka folur me rezerva për mbrojtjen, duke u shprehur se stafi teknik duhet të merret me këtë repart. Xhaferi nuk e ka fshehur se Vllaznia është për titull kampion, por ka kujtuar se kampionati është mjaft i gjatë dhe se duhet pritur akoma.
Ai është ndalur edhe tek gjykimi i ndeshjes nga Kridens Meta. Alban Xhaferi ka thënë se kam rezervat e mija për gjykimin, por ka shtuar se do të ndiqen rrugët përmes Federatës Shqiptare të Futbollit, mbase për ndonjë ankimim apo reklamim.
Pas fitores me Dinamon, Xhaferi është shprehur mjaft i rekalsuar, duke bërë batuta me gazetarët, lidhur edhe me fushën e re, pasi gazetarët i kujtuan muajin shtator. “Tani jemi në tetor”, ka thënë Xhaferi duke buzëqeshur me gazetarët.