VIDEO – “Kemi hapur 3 qendra vaksimini”, rektorja e “Luigj Gurakuqit” Suzana Golemi: 80% e pedagogëve të vaksinuar, studentët…

Ministria e Arsimit vendosi dy ditë më parë shtyrjen e datës së fillimit të universiteteve, në nivelin e Bachelorit me arsyetimin se i duhet lënë më shumë kohë studentëve dhe pedagogëve të vaksinohen.

Në Universitetin e Shkodrës, duket se kanë filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik. Rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi në një prononcim për mediat bëri të ditur se janë hapur 3 qendra vaksinimi në 3 fakultete të ndryshme. Ajo u shpreh se deri më tani, janë vaksinuar 80% e pedagogëve teksa nuk ka ende një shifër të saktë për numrin e studentëve.

“Universiteti i Shkodrës ka marrë masat për të hapur tre qendra vaksinimi. Një prej tyre nga e hëna do jetë tek rektorati, e dyta tek fakulteti ekonomik, e treta te fakulteti i shkencave të edukimit. I bëj thirrje që të vaksinohen sepse ruajnë veten, familjet e tyre dhe studentët, njëkohësisht na ndihmojnë dhe ne që të zhvillojmë mësim në auditore. 80% e stafit dhe pedagogëve janë të vaksinuar ndërsa numër të saktë për vaksinimin e studentëve nuk kemi.

I kam lënë detyrë dekanëve që të jenë në kontakt me studentët që të dimë numrin e të vaksinuarve. Kemi marrë të gjitha masat edhe për mësimin online në rast se ndryshon udhëzimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve” – shprehet Golemi.

Përsa i përket regjistrimeve, Golemi thotë se degët më të kërkuara janë infermieria, fizioterapia dhe ekonomiku ndërsa më pak të kërkuarat janë degët e mësuesisë.

“Në lidhje me regjistrimet, janë degë të kërkuara si infermieri, fizioterapi, mami janë mbyllur kuotat që në, edukimi fizik, ekonomiku ndërsa me pak studentë kanë degët e mësuesisë ndërsa kjo lidhet me shumë arsye. I kemi kërkuar ministrisë lidhur me problemin e mesatares por ministria këmbëngul për mësues cilësor. Nuk ka degë që rrezikojnë mbylljen” – u shpreh Golemi.

Open

Close