VIDEO – “Kemi ekip më të mirë se Partizani, besojmë te fitorja”, Esin Hakaj thumbon ish- ekipin e tij dhe falenderon…

Vllaznia do të sfidojë nesër Partizanin në “Elbasan Arena”. Shkodranët barazuan ndaj Teutës në shtëpi, ndërsa u mposhtën në ndeshjen e parë të Kupës kundër Labërisë së Kategorisë së Dytë e nesër kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Sot në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Brdariç ishte edhe Esin Hakaj. Mbrojtësi shkodran u rikthey në shtëpi pas 5 vitesh, ndërsa nesër sfidon ish ekipin e tij, Partizanin ku ka luajtur për 3 sezone. Hakaj nuk kurseu as “thumbimet” për ish ekipin duke thënë se Vllaznia ka ekip më të mirë se Partizani.


Rikthimi? “Një rikthim shumë i bukur dhe dua t’i falenderoj të githë pasi ishin 5 vite që isha larg Vllaznisë dhe më dukej vetja si I huaj. Të gjithë në skuadër më ndihmuan që të përshtatesha shumë shpejtë.

Partizani? “Kam luajtur 3 vite te Partizani, një sezon luajta shumë, ndërsa dy të tjera nuk kam patur shumë minuta. Është një ndeshje e fortë dhe kur luan ndaj ish-ekipit normale që ka emocione”.

Vllaznia e këtij sezoni? “Vllaznia e tregoi veten vitin e kaluar. Të gjithë thanë që ishte surprizë, por Vllaznia e mbajti dhe e tregoi veten që ishte një skuadër e fortë. Mendoj se këtë sezon jemi më të fortë dhe një pretendent kryesor për titull. E nisëm mirë ndaj Laçit, morën një barazim më pas që ndoshta nuk ishte i mirë, por shpresojmë të vazhdojmë me fitore”.

Besoni te fitorja ndaj Partizanit? “Normale. Partizani ka një skuadër të mirë, por mendoj se ne kemi një skuadër më të mirë se ata”.