Një ngjarje e pazakontë është konsummuar në mjediset e brendshme të një salle ku duhet të mbizotërojë drejtësia, përveç se të ketë siguri maksimale për të gjithë. Të paktën ditën e sotme nuk ka ndodhur kështu. Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë.
Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjithashtu janë dhunuar dhe ofenduar edhe gazetarët. Një gazetare është goditur njëri nga familjarët e grupit të Lazaratit.
Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur dhe ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda. Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që policia nuk ndërhyri, ndërsa nuk kishte marrë asnjë masë për senacën e sotme.