
Nga data 17-23 Shkurt, Karnevalet e Shkodrës premtojnë një spektakël të veçantë për qytetin. Përgatitjet për Karnevalet e Shkodrës kanë nisur prej ditës dhe nga organizatorët premtohet një spektakël madhështor në rrugët e Shkodrës. Për Drejtoren e Kulturës, Sara Smaja kjo javë do të jetë e mbushur me aktiviteteve festive në rrugët e Shkodrës duke ndarë edhe disa detaje të kësaj feste.
Nga e hëna e 17 Shkurtit që shënojnë edhe ditën e parë të karnevaleve, protagonizmin do ta marrin fëmijet e shkollave të qytetit të cilët me personazhe do ti japin ngjyra kësaj feste, ndërkohë që surprizë këtë vit do të jenë butaforitë të cilat këtë vit janë ndryshe falë edhe bashkëpunimit që Bashkia e Shkodrës ka krijuar me qytete nga Italia të cilat do të sjellin modele spektakolare dhe në forma të mëdha në rrugët e qytetit.
Nuk do të mungojnë maping në godinat e qytetit dhe koncertet e mëdha në sheshin para Bashkisë Shkodër dhe në sheshin “Nënë Tereza” ku do të jetë edhe epiqëndra e ditës së 23 shkurtit me djegien e dordolecit.