
Kardinali i vetëm shqiptar i Kishës Katolike, Dom Ernest Troshani, është në Shkodër, ku po mban disa mesha dhe takime në vende të ndryshme. Ai ka realizuar një vizitë edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku është pritur nga kryebashkiaku Benet Beci.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Beci, i cili përmes një publikimi me foto në rrjetet e tij sociale, shkruan:
“Me kënaqësi të veçantë prita sot në zyrë Kardinal Ernest Troshanin. Fjalët e tij për dashuri, paqe dhe tolerancë kanë një forcë të veçantë. Kjo gjuhë e qetë e një kleriku të mençur të fesë bëhet udhërrëfim për njerëzit. Gjatë bisedës i thashë se këshillat që më dha kur mora detyrën i mbaj si relike të çmuara: të punoj për Shkodrën dhe të jem pranë çdo njeriu në nevojë. Faleminderit Kardinal për dashurinë, frymëzimin dhe kurajën!”, shkruan Qytetari i Parë i Shkodrës.




