Kardinal Ernest Simoni (Troshani), i vetmi “princ” shqiptar i Kishës Katolike Romane, duket se ka tejkaluar problemet shendetësore që u bënë publike disa ditë më parë. Lajmin e mirë për të gjithë besimtarët, e ka dhënë nipi i tij, i cili ka shpërndarë edhe një video të vetë kardinalit Simoni. Ajo që bie në sy në këtë video, është mesazhi i urimit i Dom Ernestit për të të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët festuan Kurban Bajramin.
Po ashtu, kardinali i vetëm i Kishës Katolike të Shqipërisë, ka dashur të falenderojë dhe të përshendesë të gjithë ata, besimtarë e klerikë të Shqipërisë, që u interesuan dhe u lutën për përmirësimin e shendetit të tij. Për këtë, Dom Ernesti ka bërë një lutje dhe falenderim, për urimet dhe lutjet që kanë bërë gjatë momenteve të sëmundjes që tashmë fatmirësisht ka lënë pas.