Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • KUVEND 2025
  • Video News

VIDEO – “Kaq është ligji, as më pak, as më shumë”, PS i përgjigjet PD- së për shkarkimin e Vildana Gushtës

ShkodraWeb 14 April, 2025
linda doda shkarkimi gushta 2025

Të nderuar qytetarë,

Sot kandidati turist politik që u është imponuar si i pari në listë demokratëve në Shkodër, ka tentuar të hedhë shashkat e para të prishjes së traditës së qytetarisë dhe fushatës pozitive që Shkodra ka vite që ka nisur të krijojë. I painformuar për realitetin dhe qytetarinë shkodrane, Luçiano Boçi po kërkon me ngulm të nxjerrë në pah “shpatën” e hakmarrjes politike që PD e përdori për 30 vite, me sa duket me synimin për të tensionuar artificialisht situatën politike në Shkodër, bazuar në përvojat e tij në një vend tjetër nga i cili qytetaria elbasanllije i ka dhënë duart me kohë.

Në lidhje me rastin e znj. Vildana Gushta, sqarojmë se siç duket qartë edhe në shkresat zyrtare të publikuar nga vetë PD-ja, largimi i saj nga detyra është bërë për shkelje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 26.02.2025, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme për vitin 2025”, si dhe të nenit 64/1 të ligjit nr. 10 129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, i cili parashikon qartë se marrëdhënia e punës e nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki dhe në zyrat e arkivit të gjendjes civile duhet të jetë në përputhje me parimet e paanshmërisë politike dhe neutralitetit.

Kaq është ligji. As më pak, as më shumë.

Na vjen keq që zotin Luçiano Boçi, të sapo “instaluar” në Shkodër si jabanxhi dhe qiraxhi politik për këtë muaj fushate, ka zgjedhur të flasë pa asnjë informacion të saktë. Ai është përdorur nga kolegët e vet në parti sepse asnjë tjetër nga kryesia s’mund të dalë dhe të flasë për këtë temë.

LEXONI EDHE: VIDEO – “Akt i pastër politik”, Luçiano Boçi reagon për shkarkimin e nënkryetares së PD Vildana Gushta…

Nëse ka interes të dijë se kush punon sot në Bashkinë Shkodër mjafton t’u drejtohet anëtarëve të kryesisë së PD-së apo kandidatëve për deputetë te lista e vet. Të pyesë Elionën, Gretën, Arbenin apo edhe vetë Vildanën cilët nga familjarët e tyre janë të punësuar në administratën e Bashkisë Shkodër dhe nëse ata janë “persekutuar” politikisht. Por për sa kohë këta persona e respektojnë ligjin dhe u shërbejnë qytetarëve me profesionalizëm, nuk kanë qenë dhe nuk kanë pse ndihen të rrezikuar.

Që prej vitit 2023, Bashkia drejtohet nga profesionistë që u shërbejnë qytetarëve, zbatimit të ligjit dhe transformimit të qytetit – dhe nuk është më vendi i parkimit të fëmijëve, motrave, vëllezërve, kushërinjve, krushqive e vjehrrive të Partisë Demokratike , puna e vetme e të cilëve ka qenë pjesëmarrja në mitingje.

Koha e bashkisë si “mish për top” për luftërat banale politike ka marrë fund njëherë e mirë.

Qytetarët e Shkodrës e kanë kuptuar mirë këtë ndryshim dhe më 11 maj do ta konfirmojnë me votë dhe me besim te rezultatet konkrete që kjo bashki ka arritur në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë, në të mirë të qytetit.

Partia Socialiste fton kolegët e partive të tjera politike që Shkodrën ta mbajnë larg trysnisë dhe akuzave politike duke ruajtur dinjitetin që i takon këtij qyteti. /Deklaratë për mediat e zëdhënëses së PS- së Shkodër, Linda KAVAJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI – Tentoi të vrasë një të ri në Velipojë një vit më parë, ekstradohet nga Italia 26- vjeçari në kërkim
Artikull pas: NGA BENET BECI – Hekurudha 100 km Shkodër- Gjakovë do të jetë një vepër inxhinierike madhështore

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.