VIDEO – Kapen në Leçe gjysmë ton “bar”, mediat italiane nuk kanë dyshime: Vinte nga Shqipëria…

“Guardia di Finanza” ka sekuestruar gjsmë ton dr.o.gë që vinte nga Shqipëria dhe ka arrestuar një italian nga Salento, i cili ishte në zotërim edhe të disa ar.m.ëve. Kontolli ka nisur djenë një rrugë provinciale. Patrulla e policisë ekonomike- financiare ka konstatuar një fuoristradë që synonte të tërhiqte mbi një karreë një varkë gati 6 metër të gjatë, e papajisur me të dhëna identifikuese, me një motor të madh jashtë bordit. Pavrësisht se barka ishte e pajisur për peshkim, Financierëve nuk u ka shpëtuar fakti i orës dhe rrethanave që në të vertetë mund të fshihnin diçka. Dyshues, kanë vendosur të bëjnë disa verifikime me sallën operative të policisë së Leçes për të mbërritur tek pronari i vertetë ose tek shoferi i fuoristradës në fjalë dhe ke rezultuar se ishte personi me iniciale C.M., nga Leçe, i datëlindjes 1975.


Personi, sipas të dhënave të “Guradia di Finanza”, rezultonte i sinjalizuar me precedentë nga policia lidhur me trafikimin e nar.k.otikëve. Hetimet e mëpasme dhe të shpejta, kanë mundësuar zbulimin e një banese, me një shesh të veçuar ku barka ishte parkuar e fshehur nga sy kureshtarë, deri ditën e djeshme. Financierët kanë vendosur të bëjnë kontroll, me mbështetjen e perforcimeve të tjera. Në këto ambjente, përveç materialeve të ndryshme të ndërtimit, ishte e pranishme fuoristrada e pikasur në mëngjes dhe tre varka, mes të cilave ishte edhe ajo që Financierët kishin konstatuar të që tërhiqej nga fuoristrada me karrel në rrugën provinciale.

Inspektimi i kujdeshsëm i karabinierëve ka sjellë edhe zbulimin e një dyshemeje dyfishe të varkës, brenda të cilës fshihej një sasi shumë e madhe lënde na.r.kotike por edhe a.r.më me të cilave: 2 karabina, një pistoletë Beretta, një pistoletë kundër qenve me 23 fishekë, një pistoletë dyshe etj. Në brendësi të barkës janë gjetur e sekuestruar:

-450 kg ma.r.ijuanë e ndarë në 219 pako

-75 kg has.hash e ndarë në 31 pako

-3.5 litër vaj has.h.ashi me një peshë 3 kg.

Sasia e mësipërme e dr.o.gës vinte nga Shqipëria përmes detit Adriatik, duke arritur në perfundimin se zona e Salentos është kthyer në një kryqëzim kombëtar të trafiqeve të dr.o.gës që vijnë nga vende me dalje në det. /Përktheu dhe përshtati: ShkodraWeb Media/