
Kandidatja e PD- ASHM Senadaq Mehmeti, ka ftuar në një debat publik përballë qytetarëve kandidaten e PS- së dhe deputeten aktuale Edona Bilali. Ftesa është bërë përmes një video- mesazhi, të cilin Mehmeti e ka ndarë në rrjetet e saj sociale.
“Sot, publikisht, ftoj znj. Edona Bilali – jo për debate televizive me kamera e skenografi, por për një ballafaqim të ndershëm, pa filtra e pa maska, përpara qytetarëve që duan përgjigje të qarta dhe politika me fytyrë njerëzore. Ky nuk është vetëm një garë politike. Kjo është një betejë për dinjitetin tuaj – për një Shqipëri ku politika i shërben qytetarit dhe jo vetvetes.”, shkruan Senada Mehmeti në tekstin që shoqëron video- mesazhin.