
Të përfaqësosh Partinë Demokratike është një nder i madh por edhe një përgjegjësi e thellë morale dhe qytetare. Kështu është shprehur kandidatja për deputete e PD- së për qarkun Shkodër Senada Mehmeti, në takimin e zhvilluar me banorë të zonës së Gjuhadolit.
Ajo ka prezantuar pikat kryesore të programit të PD për Shqipërinë Madhështore, por duke evidentuar edhe problematika të veçanta pikërisht për zonën e Gjuhadolit.
Në vijim të takimit dhe bashkëbisedimit me banorët, janë evidentuar edhe problematika të tjera si mbetjet urbane, shkatërrimi i vlerave arkitekturore të zonës, mungesa e parkingjeve dhe ndriçimit publik. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër Luçiano Boçi dhe kandidatë për deputetë të PD- ASHM.