
Nga Bërdica, një prej njësive që mbulon, kandidati për deputet i PD Arben Lushaj mori mbështetje të plotë për zgjedhjet Parlamentare të 11 majit. Kandidati Lushaj në këtë prezantim të tij tha se ka ardhur momenti për të ndarë të mirën nga e keqja dhe hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Beci.
Kandidati Lushaj tha se më 11 maj, shqiptarët dhe shkodranët duhet të bashkohen për të larguar qeverinë aktuale që e cilëson si një fatkeqësi për vendin. Eksponentë të rëndësishëm në Bërdicë u bashkuan pranë PD duke i dhënë mbështetjen e tyre kandidatit Lushaj për zgjedhjet e 11 majit.
Bërdica ishte ndalesa e parë e kandidatit demokrat Arben Lushaj i cili mori përkrahjen e banorëve ndërsa i siguroi ata se mandati i tij në Parlament do të jetë i sigurtë me ndihmën e qytetarëve shkodran duke i dhënë votën PD dhe votën preferenciale atij më 11 maj.