
Ne kemi zgjedhur modelin e punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete, për çdo banor, në çdo lagje e në çdo fshat të këtij qarku. Me mbështetjen tuaj, ne do ta çojmë Shkodrën më tej, drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më dinjitoze për të gjithë.
Investimet në infrastrukturën rurale nuk janë më premtime boshe, por realitet i prekshëm. Mbi 25 kilometra rrugë të ndërtuara dhe në proces pune në njësitë administrative të Rrethinës, Gurit të Zi, Anës së Malit, Dajçit, Velipojës, Postribës dhe Berdicës po u japin komuniteteve akses më të lehtë, kushte më të mira jetese dhe lidhje më të shpejtë me qendrën e qytetit.
Kilometra rrugësh rurale janë mirëmbajtur nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, për të siguruar që edhe infrastruktura ekzistuese të jetë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Për ne, cdo qytetar kudo që jeton ka të drejtë për infrastukturë moderne dhe shërbime cilësore.
Po ashtu, në punë janë edhe dy projektetë mëdha – Rruga e Pjetrushit dhe Rruga e fshatit Golem, që përfshijnë ndërhyrje në kubime, kanalizime dhe asfaltim për një sipërfaqe prej 6,000 m².
Në total, vlera e investimeve me financim të Qeverisë Shqiptae dhe bashkisë Shkodër në zonat rurale ka tejkaluar 6 milionë euro, një tregues i qartë i përkushtimit tonë për një zhvillim të barabartë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Në Shkodër kemi nisur një transformim të madh, nuk ka më kohë për të humbur me ankesa bosh dhe konflikte pa vlerë, ta bëjmë bashkë hapin tjetër. Më 11 maj, voto 5 – Partinë Socialiste, për Shkodrën dhe Shqipërinë Europiane. /Deklaratë për mediat e kandidatit për deputet të PS- së për qarkun Shkodër, Marjan Ndërshtiqaj/