Bashkë me Kabir Fishtën në takim me votues për herë të parë. Disa janë student, disa janë maturantë. Kanë aspirata të ndryshme, por kanë disa të përbashkëta. Dashurinë për Shkodrën, dëshirën për të ndërtuar të ardhmen e tyre nëse kanë mundësi punësimi apo nisje të një biznesi të vetin. Ndjejnë mungesën e mjedise të përbashkëta për sport apo argëtim. Por duan edhe të bashkohen rreth kauzash të përbashkëta.
Bisedova me ta për planet konkrete të zhvillimit të zonës së Shirokës, turizimit, aktivteteve dhe sporteve ujore. Të njëjtin plan kemi edhe edhe për zhvillimin e turizimit, aktiviteteve ujore dhe sportive edhe në liqenin e Vaut të Dejës.
U mirëprit nga të gjithë plani ynë për “Shkodra Talent Garden”. Kthimi i territorit 85 mijë metra katror të ish uzinës së telave në një mjedis ku vajzat dhe djemtë shkodranë të zhvillojnë talentin e tyre në inovacion, artizanat apo sporte indoor dhe outdoor. Një kombinim i eksperiencës së Parkut Olimpik të Korçës me qendrën TUMO që po ngrihet në Tiranë te ish piramida.
Folëm edhe për ligjin e ri të mbështetjes së start-up-ve. 5 milionë euro do të vendosen çdo vit nga Buxheti i shtetit për të mbështetur start-up-et në inovacion. Çdo biznes i ri i vogël mund të fillojë aktivitetin pa ngarkesë fiskale, pasi tatimi mbi fitimin është ZERO dhe janë të përjashtuar nga TVSH. /Publikuar në Facebook nga Ilir Beqaj, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër/