VIDEO/ Kampionia Klodiana Shala e pranon publikisht: Me paratë e bursave sportive kam mbajtur ish- të dashurin…

Klodiana Shala është një prej atleteve më të njohura shqiptare. Ajo nisi të merrej me sport që në vitin 1994. Puna e saj u vlerësua shumë shpejt pasi ia doli që të merrte për 4 vite nga 1 mijë dollarë në muaj sepse ishte sportistja më e talentuar në Europë. Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Late Night Show” në “Ora News”, ku zbuloi se paratë i përdori për të bërë faza përgatitore si dhe për të mbajtur familjen e ish-të dashurin.

Pjesë nga biseda

Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.

Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?

Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.

Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?

Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.

Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke çuar?

Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

DOSSIER/ 39 agjentë hynë në Shqipëri në 1950-1951, si synohej goditja e anëtarëve të PPSH…

Ambasada Amerikane ka një njoftim për ata që janë përzgjedhur nga sistemi i Lotarisë Amerikane…

NDODH EDHE KËSHTU/ Presidenti nxjerr në shitje 29 ton ar për të ringjallur ekonominë e vendit…

Close