
Alban Xhaferi, aktualisht sponsor i Vllaznisë dhe fitues i shpallur i tenderit për aksionet e shoqërisë aksionare, ka folur pas fitores së kuqebluve ndaj Partizanit.
Ai ka vlerësuar lojën e Vllaznisë, përtej rezultatit, për atë që treguan në fushën e lojës kur ishte edhe në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Ardit Krymit.
Xhaferi ka nënvizuar se kampionati është i gjatë, duke sjellë në kujtesë se vjet Vllaznia ishte 9 pikë para të tjerëve dhe e humbi Superligën për shkak të golevarazhit.
Duke folur për premiot e marra nga ekipi, Xhaferi ia kujtuar se lojtarët kanë marrë premio për rezultatet pozitive teksa ka shtuar se sot (të enjten) ata do të marrin premion edhe për fitoren me Partizanin.
Lidhur me ndeshjen e radhës me Skenderbeun, Xhaferi ka vlerësuar ekipin korçar, madje duke thënë se arbitrat mund tu kenë mohuar diçka. Për merkaton e janarit ai e ka lënë derën hapur edhe pse ka thënë se është e vështirë të gjenden lojtarë cilësorë. /ShkodraWeb/




