VIDEO – Kamerat e sigurisë fiksojnë grabitësin “idiot”, vendos pistoletën mbi vitrinë dhe ia rremben shitësja…

Kamerat e sigurisë zbulojnë një tjetër dimension, deri diku komik, të grabitjes së ndodhur në argjendarinë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan me protagonist autorin e arrestuar tashmë, shtetasin Astrit Thaçin.


Sic shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ShkodraWeb Media, hajduti me kapele në kokë hyn i qetë në argjendari dhe kërkon të provojë një unazë. E vë në gisht e sheh, dhe në momentin që kërkon diçka tjetër, nxjerr nga xhepi një pistoletë dhe ai drejton shitëses.

Me shpejtesi i hidhet mbi pjesën e vitrinës dhe e shtyn shitësen, teksa e kanos me pistoletë. Futet në anën e brendshme të banakut, në anën e njërit prej sirtarëve, e hap dhe nisë e fut sende në xhep.

Më pas hap sirtarin tjetër, por duke mos treguar shkathtësi e lë pistoletën mbi banakun prej xhami. Shitësja tregohet shumë e zonja, e rrëmben dhe ia mbath vrapit duke e lënë brenda hajdutin, i cili i sulet nga pas me vrap asaj.