VIDEO/ “Kam miq nga LRI, kanë marrë lekë për çdo dalje në protestë”, “përplasja” mes studentëve nxjerr “të palarat”…

Një grup studentësh janë përplasur sot në auditor për të vendosur nëse duhet të qëndronin në mësim apo ta bojkotonin atë dhe të dilnin në protestë. Në këtë video që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet një djalë që bën thirrje për të dalë në protestë, ndërsa pas kamerës një studente po flet duke thënë se “tashmë protesta ka marrë fund”, duke nënkuptuar kapjen politike.

Më tej ajo dëgjohet të thotë se “kam njerëz që kanë ndejt deri tash, që janë miqtë e mij dhe janë të LSI, LRI-së dhe janë të paguar. E di shumë mirë se sa kanë marrë për një natë që kanë ndejt jashtë”.

Për më tepër ndiqni videon:

Loading...