
Edicioni i spektaklit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këtë sezon ka patur një të veçantë. Regjia i është besuar një emri të ri nga Malësia e Madhe, Eduart Grishaj. Në përfundim të ciklit, Grishaj i ka dedikuar një mesazh falenderues Arbana Osmanit, prezantueses që i besoi talentit të Eduart Grishaj. Regjisori e ka shoqëruar mesazhin e tij publik edhe me një video:
“Ishe ti qe besove tek une.
Ishe ti mbeshtetja ime me e madhe.
Nqs une kam arritur te bej diçka te mire ne kete projekt eshte cdo gje fale motivimit qe mora nga ty.
Jam me fat qe isha pjese e skuadres tende.
Per nje gje jam i sigurte,je e vetmja ne kete vend qe mund te beje nje emision te tille.
Profesionalizmi yt do jete gjithmone frymezim per mua ne çdo hap qe do bej une.
FALEMINDERIT Arbana Osmani ?”, shkruan Eduart Grishaj.
Për ata që mbase e kanë harruar, Eduart Grishaj ka nisur aktivitetin e tij si kameraman para shumë viteve në Televizionin Rozafa në Shkodër, ku pasi grumbulloi eksperiencën e nevojshme, iu drejtua Tiranës, duke u angazhuar në Top Channel. Brenda pak viteve Grishaj arriti të fitojë besimin për regjinë e një programi shumë të rëndësishëm në këtët televizion dhe duhet pohuar se ia doli me mjaft sukses. Urime Edi!