VIDEO – “Ka qenë një zgjedhje shpirtërore”, Herald Marku: Kam patur një sezon me ulje e ngritje te Partizani…

Ka zgjatur vetem nje vit “divorci” i tij me Vllaznine dhe Herald Marku e ka kuptuar se me mire se tek ajo, nuk eshte kund tjeter. Si rrjedhoje ai ka vendosur te lere Partizanin dhe prej pak ditesh eshte bere serish pjese e kuqebluve.

Mesfushori shkodran ka dhene nje prononcim per faqen zyrtare te klubit teksa ka shpjeguar edhe arsyet qe e çuan ne largimin nga te kuqte dhe po ashtu, edhe pse zgjodhi Vllaznine.


“Kam patur nje sezon me ulje e ngritje te Partizani dhe per kete arsye, pas bisedave me drejtuesit e klubit mendova se me e mira per mua ishte te shkepusja bashkepunimin me kete skuader. Pastaj zgjedhja per t’u rikthyer te Vllaznia, te them te drejten ka qene nje zgjedhje shpirterore.Tek kjo skuader kam kaluar emocione shume te bukura dhe prandaj dua qe t’i riperjetoj ato serish”- eshte shprehur fillimisht ai.

Marku me pas ka folur edhe per pritjen qe i kane bere te Vllaznia, ndonese nuk jane te njejtet lojtare qe ka lene me perpara dhe nuk eshte serish i njejti trajner.

Po ashtu, mesfushori i kuqebluve ka folur edhe per perballjet e Vllaznise me Universtatean e Krajoves, ka folur per pretendimet e skuadres ne sezonin e ri dhe po ashtu ka dhene nje mendim edhe per tifozet shkodrane.