Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Ka patur apo nuk ka patur Shkodra mbështetje nga qeveria Rama, as Xhaçka me Gjiknurin nuk bien dakort…

ShkodraWeb 9 February, 2022
olta xhacka

Të paktën prej 6 viteve, dilema “ka patur apo nuk ka patur Shkodra mbështetje nga qeveria Rama”, vazhdon të mbetet pezull. PD- ja, opozita por edhe Bashkia Shkodër kanë mbështetur idenë se nuk ka patur. Nga ana tjetër, vetë Rama, ish- ministra e ministra të tij, këmbëngulin që Shkodra ka patur mbështetje. Edhe pse në fakt, edhe në fushatën e fundit, kryeministri pranoi se është në borxh me Shkodrën.

Sot ishte mundësia që kjo dilemë, të merrte një farë përgjigjeje gjatë prezantimit të kandidates socialiste për kryetare bashkie të Shkodrës, Majlinda Angoni. Ministrja Olta Xhaçka ka thënë se Shkodra ka patur mbështetje, por do ta kenë më të madhe me Majlinda Angonin kryetare. Në minutat që foli, Xhaçka nuk përmendi asnjë investim apo projekt për “t’ ia përplasur turinjve” rivalëve politikë që qeverisin Shkodrën prej 31 vitesh.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Gjiknuri si ish- ministër dhe sekretar i përgjithshëm i PS- së, premtoi se Shkodra do të ketë mbështetje me Angonin kryetare bashkie. Në fakt, ai la të nënkuptohej se nuk ka patur, por do të ketë. As ai, nuk përmendi asnjë investim apo projekt për të bindur shkodranët të votojnë alternativën Angoni.

Gjithsesi, dilema “ka patur apo nuk ka patur Shkodra mbështetje nga qeveria Rama” mbeti edhe pas këtij eventi, ku mbase shkodranët pritën të dëgjojnë një program nga PS- ja se si do të transformojnë Shkodrën nëse do të votohen për qeverisjen e saj në nivel vendor.

Me gjasa, kjo dilemë mund të marrë një përgjigje në ditët në vijim, gjatë takimeve të kandidates Angoni me qytetarët. Por përgjigjen e vertetë, reale, të pakontestueshme, do ta japin shkodranët me votën e tyre me 6 mars 2022. “Ka patur apo nuk ka patur Shkodra mbështetje nga qeveria Rama”, duhet të presim edhe pak javë për të marrë përgjigjen… /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Do të punoj për një qytet më të pastër dhe me më shumë energji”, Majlinda Angoni premton: Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes së Shkodrës…
Next: VIDEO – Një shkodran i dhuron kualifkimin Teutës, durrësakët që parët që arrijnë në gjysmëfinale të Kupës

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.