Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar nga Shkodra manifestimin e 2 marsit ku thuhet se ka filluar aksionin e shporrjes së tiranisë duke mos përjashtuar pasimin e tyre me protesta opozitare.
Basha ndodhet në Shkodër dhe do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me strukturat e PD në qytetin veriperëndimor. Lidhur me 2 marsin të shumta kanë qenë zërat se PD pas 2 marsit të Metës do vijojë me protesta masive kundër qeverisë.
Basha është sot në Shkodër, ku parashikohet të ketë një agjendë të ngjeshur takimesh dhe jo vetëm me strukturat demokrate në qytetin më të madh verior. /Video: StarPlus TV/