
Kandidati i Bindjes Demokratike për Shkodrën Tonin Uldedaj, ka publikuar spotin elektoral ku i drejtohet shkodranëve për mbeshtetje me 25 Prill.
Në spotin elektoral të publikuar Uldedaj rendit të gjithë arsyet pse kandidoi në Shkodër por nga ana tjetër ka edhe një ftesë për të gjithë: Ju na jepni Votën, Ne ju japim Besën!
“Ky eshte spoti elektoral. Shpërndani videon dhe perqafoni mesazhin. Pak ditë na mbeten nga mundësia për të zgjedhur me Bindje një alternative te re.”, shkruan Uldedaj në tekstin që shoqëron spotin.