“Jemi të fokusuar tek ndeshja me Laçin”, sulmuesi i Vllaznisë Ardit Hoxhaj është shprehur qartë në daljen para mediave, 24 orë para asaj që konsiderohet “finale” e sezonit për kuqeblutë. Vlonjati e ka konsideruar këtë sezon tek Vllaznis si më të mirin e karrierës së tij.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Hoxhaj ka thënë se është vështirë ti shënohen shumë gola Laçit, por ne duhet të bjmë çdo gjë për të arritur objektivin. Ai ka thënë se nuk e ka të sigurtë nëse do jetë pjesë e formacionit, edhe pse në stërvitje është aktivizuar si titullar.
Lidhur me ndeshjen tjetër shumë të rëndësishme, atë të finales së Kupës me Skenderbeun, Hoxhaj ka thënë se nuk po e mendojmë fare. Kemi kohë në dispozicion për ta përgatitur. Ne duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Laçin. Pasi të kryejmë ndeshjen tonë, të shohim rivalët, ka thënë ai, duke kujtuar premtimin e Presidentit të Apolonisë Koço Kokëdhima për impenjim maksimal përballë Teutës së Edi Martinit.