Skip to content
20 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – “Jemi në Letoni për 3 pikët”, mesfushori kuqezi Asllani dhe trajneri Silvinjo në një zë para gazetarëve

ShkodraWeb 9 June, 2025
asllani silvinjo para letonise 2025

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga dhe sot do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara takimit të së martës.

Sakaq, këtë pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve.

Kristjan Asllani e cilësoi shumë të rëndësishme ndeshjen e së nesërmes ndaj Letonisë dhe theksoi se synimi janë tre pikët për objektiv Botëror.

Përgatitjet për ndeshjen me Letoninë? – Duhet rikarikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Kemi luajtur shumë mirë, na ka munguar vetëm goli. Tani e dimë që kemi një ndeshje të vështirë, por na duhen tre pikët për objektivat dhe ëndrrën tonë.

Si je përgatitur për ndeshjen e nesërme? – Që kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kanë një trajner italian, i njoh italianët si punojnë. Do jetë një ndeshje taktike, sepse punojnë me anën taktike. Një ndeshje ku ata do të mbrohen shumë mirë. Nuk mendoj për Kristjan Asllanin, por për skuadrën. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje.

Dmitrijs Zelenkovs i Empolit, çfarë kujtimi keni me të? – Dmitrijs Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi kaluar dy vite bashkë te Empoli. Është futbollist shumë i mirë teknikisht dhe nesër do të shihemi pas 3-4 viteve. Jam i lumtur që do ta shoh prapë. Besoj do të ndërrojmë bluzat, do t’ia kërkoj unë. Shpresoj që të fitojmë.

Trajneri Silvinjo vlerësoi ekipin e Letonisë dhe e cilësoi një ndeshje shumë të rëndësishme. Tekniku kuqezi komentoi edhe mungesën e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme në formacion për ndeshjen ndaj Letonisë.

Si është gjendja e sulmit dhe Manajt? – Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, në aspektin e rikuperimit por edhe të menaxhimit të skuadrës. Është e vështirë dhe këtë nuk e them vetëm unë si trajner i ekipit të Shqipërisë, po e thonë shumë trajnerë të tjerë të ekipeve kombëtare. Nuk kemi vendosur asgjë lidhur me formacionin, do të kemi pak më vonë një seancë stërvitore të lehtë. Nesër në mëngjes mund të kemi një ide më të qartë për formacionin. Kemi një lloj avantazhi në ekip pasi kemi 22-23 lojtarë, nga të cilët mund të zgjedhim pozicione të ndryshme. Mbrojtës të majtë, të djathtë, mesfushorë shumë cilësorë, sulmues. Kemi hapësira për të zgjedhur lojtarë të ndryshëm dhe përmend disa prej tyre: Muçi, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani, Daku etj. Kemi mundësi të zgjedhim nga të gjithë këta lojtarë dhe do të vendosim nesër, pasi të kemi mbyllur çdo lloj përgatitje. Sa i përket Manajt, është një lojtar që ka eksperiencë. Është titullar me ekipin tonë, e njoh që prej vitit 2014 tek Interi. Është një djalë me shumë personalitet, por e kam folur edhe me të. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, ku shohim penalltitë që gjuajmë herë pas here nga lojtarët, jam unë ai që vendos se cili do të gjuajë penalltitë.

Si po menaxhohet presioni, duke qenë se ndeshja ndaj Letonisë është vendimtare? – Ndeshja ka presion. Kur punon në Kombëtare, akoma më shumë. Kemi zhvilluar 3 ndeshje, janë edhe 5 të tjera për të mbyllur grupin. Futbolli është i tillë që nuk të jep shumë kohë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Letonia ka mundur Andorrën. Për ta dhe për ne është ndeshje shumë e rëndësishme. Duke krahasuar skuadrën sot me dy vite më parë, është me më shumë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të emocioneve dhe presionit.

Letonia? – Është një ekip fizik. Ka lojtarë të fortë dhe të gjatë, që japin centimetra në fushë. Mund të luajnë me skema të ndryshme: 3-5-2, 3-4-3. Në një lloj mënyre, është një ekip që luan një lloj futbolli të kodifikuar. Ka një trajner italian, kanë një metodë të tyre specifike se si e organizojnë ekipin në fushë. Ka dy – tre lojtarë të cilët janë të shpejtë dhe të majtë, që mund të jenë funksionalë për ekipin. Është një ndeshje e vështirë, por shumë e rëndësishme.

A keni konsideruar ta aktivizoni Mario Mitaj në mesfushë? – Është një lojtar shumë teknik. I jep ekuilibër skuadrës. Por rrugëtimi i një lojtari në kombëtare është i tillë që nuk ke kohë t’i provosh lojtarët në pozicione të ndryshme. Ai e bën shumë mirë rolin e mbrojtësit të majtë. Është një mbrojtës i majtë. I jep skuadrës ekuilibër, bën shumë mirë si te ne, ashtu edhe te klubi ku luan. Do të vazhdojë kështu për momentin.

A do të jetë pjesë e 23-shes Adrian Bajrami nesër? – Është një lojtar që ka qenë me ekipet e moshave me ne. Luan me këmbën e majtë, ka forcë fizike si lojtar. Edhe tek ekipi i tij te Benfica po angazhohet edhe më shumë. Në të ardhmen është një opsion shumë i mirë. Do të jetë nesër në 23-shen e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen.

Cili do të mbajë shiritin e kapitenit nesër? – Varet, kemi 2-3 emra. Do të shohim. Siç e thashë edhe më sipër, ndeshja e dytë është e vështirë sepse nuk ka kohë. Nëse do të kishim më shumë kohë, do ta kishim më të qartë zgjedhjen. Por do të shohim pas stërvitjes sonte.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOKUMENTI – Tjetër çeshtje në SPAK për liderin e opozitës, Sali Berisha urdhërohet të paraqitet…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 qershor 2025…

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
  • FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ… 20 June, 2025
  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 June, 2025
  • “Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu 20 June, 2025
  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”… 20 June, 2025
  • “Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit 20 June, 2025
  • Tre të shoferë të rinj, në telashe me policinë në Shkodër, një arrestohet, dy procedohen penalisht… 20 June, 2025
  • “Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën 20 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 20 qershor 2025… 20 June, 2025
  • FOTO – “Dy projekte do të realizohen së shpejti për Bogën”, kryebashkiaku Tonin Marinaj: Shumë i lumtur… 19 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

rrebesh peme shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet…

ShkodraWeb 20 June, 2025
takim muzeu sport bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

FOTO – Muzeu i Vllaznisë nga ide tashmë në zbatim, zhvillohet në bashki takimi i parë konsultativ…

ShkodraWeb 20 June, 2025
flamuj
  • Anëmbanë

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

ShkodraWeb 20 June, 2025
meta kryemadhi post presidence foto 1
  • Kryesore

“Duan të më mbajnë me zor çift me Kryemadhin “, SPAK zbuloi tjetër episod korrupsioni, Meta reagon nga burgu

ShkodraWeb 20 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.