VIDEO – “Jemi më të uritur se kundërshtari për të fituar”, para ndeshjes me Partizanin Brdariç ndjesë tifozëve…

Vllaznia do të sfidojë nesër Partizanin në “Elbasan Arena”. Shkodranët barazuan ndaj Teutës në shtëpi, ndërsa u mposhtën në ndeshjen e parë të Kupës kundër Labërisë së Kategorisë së Dytë e nesër kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Sot në konferencën për shtyp, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdaric u kërkoi falje tifozëve për deklaratat e tij në lidhjen me rritjen e çmimit të biletave, ndërsa theksoi gjithashtu se skuadra e tij është më e uritur për të fituar se Partizani.

“Dua t’i kërkoj falje tifozerisë së Vllaznisë për deklarata e mia në lidhje me rritjen e çmimeve të biletave. Nuk më takon mua të flas për rritjen apo jo, ishte një veprim i nxitur e për këtë gjë kërkoj falje”.

Humbja nga Labëria, barazim nga Teuta, rrezikohet stoli nga Partizani? “Ishim të ndërgjegjshëm për veprimin që bëmë ndaj Labërisë pasi donim të luanim jo me formacionin e parë pasi nuk kemi vetëm 11-lojtarë. Kemi shumë lojtarë të uritur që duan të japin më të mirën e tyre dhe për t’u përballur me këtë është një sfidë e madhe edhe për ne trajnerët.

Kemi nevojë për të gjithë skuadrën që të jetë pjesë e kësaj skuadre, do kohë për të ndërtuar ekipin dhe duhet të futemi në fushë me mentalitetin për të fituar. Ishte një veprim I rrezikshëm që futa në fushë shumë lojtarë të rinj, por ishte e nevojshme për t’I dhënë pushim lojtarëve titullarë. Luajtëm ndeshjen e parë ndaj Labërisë, por ndeshja është e hapur pasi kemi ndeshjen e dytë. Tani vëmendja jonë maksimale është te ndeshja e nesërme ndaj Partizanit”.

Gjendja e skuadrës? “I kemi pothuajse të gjithë lojtarët dhe ata që do të futen në fushë e ata në stol do të jenë akoma më shumë të urituar se lojtarët e Partizanit për të marrë fitoren”.

ShkodraWeb Channel

Ka ndikuar rezultatet e fundit te skuadra? “Jemi profesionist dhe e dimë që ka ulje-ngritje. Kemi një javë që përgatitemi nga ana piskologjike dhe fizike për t’u përballur ndaj Partizanit. Mendoj se skuadra është stabilizuar dhe është një sfidë e mirë që të luajmë të dielën në darkë dhe shikoj më shumë avantazhe në krahun tonë”.

Partizani? “E dimë që Partizani do të jetë shumë i motivuar për të luajtur ndaj nesh, por ne jemi një ekip I fortë. Nesër do të jetë një ndeshje me shumë rivalitet, por ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe duam t’I fusim në presion më mënyrën tonë që e dijmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të dalim me një rezultat pozitiv”.

Falja për tifozët? “Jam shumë I afërtë me tifozët e Vllaznisë dhe kam një ndjeshmëri të madhe për ta. E dimë që kur fitojmë çdo gjë shkon mirë dhe kur humbasim njerzit zhgënjehen. Është mirë që kërkoj falje pasi ishte e nxitur nga ana ime. Kur bëra komenin e picës javën e kaluar nuk e dija që kishte kaq shumë diferenca dhe jo çdo që them është e saktë e për këtë arsye kërkoj falje”.

Formacioni? “Jemi akoma në përgatitje për ndeshjen e nesërme, por mendoj se nuk do të ketë shumë ndryshime në formacion. Kemi mundësi zgjedhje dhe kush do që të luajë do të japë më shumë se maksimumi pasi Partizani është rival I madh dhe do të kërkojë më çdo kusht fitoren”.

ShkodraWeb Channel

Open

Close