Ka përfunduar Kampionati i Lojrave me Dorë “Jeto me sportin”, i përfshirë në kalendarin e aktiviteteve të Bashkisë së Shkodrës për “Javën e Pavarësisë”.
Për 3 ditë, mbi 4000 nxënës të gjimnazeve të Shkodrës mbushën Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në mbështetje të skuadrave që përfaqësonin shkollat: “28 Nëntori”, “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “Shejnaze Juka”.
Ndeshjet e volejbollit për vajza dhe djem, treguan dëshirën e madhe të të rinjve për t’u marrë me sport, por edhe shpirtin e garës. Në ndeshjet finale u ndeshën skuadrat e nxënësve “Oso Kuka”- “Jordan Misja” për vajza dhe “Oso Kuka”- “28 Nëntori” për djem. Fusha e lojës shpalli fitues “Oso Kukën” për vajza dhe “28 Nëntorin” për djem.
Ekipet fituese u nderuan me kupat fituese nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.