VIDEO/ “Java e Familjes”, kryebashkiakja Voltana Ademi pret çifte bashkëshortësh me mbi 50 vite së bashku…

Kanë startuar aktivitetet në kuadër të “Java e Familjes” organizuar nga Bashkia Shkodër. Pasditen e të martës kryebashkiakja zj. Voltana Ademi ka pritur çifte bashkëshortësh, të cilat kishin mbi 50 vite martesë.

Në një përshendetje të shkurtër, zj. Ademi i ka konsideruar këto çifte simbol të familjes së shëndetshme në Shkodër, por edhe shembull për çiftet e reja për të ruajtur e transmetuar vlerat e familjes tek brezat e rinj.

Është viti i dytë që Bashkia Shkodër organizon aktivitete të kësaj natyre, duke sensbilizuar për nevojën e forcimit të pandërprerë rë familjes si qelizë e shoqërisë sonë. /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/