Kryeministri Edi Rama u përfshi në diskutime sot me një qytetare të qytetit të Durrësit, pasi kjo e fundit deklaroi se pallatet e dëmtuara nga tërmeti po amortizohen dhe po u vidhen instalimet përditë. Teksa i kërkoi që të mos flasë pa lidhje, kryeministri i shpjegoi se nëse instalimet vidhen do të rregullohen nga pronari i pallatit dhe ajo si qytetare do hynte në shtëpi të rregullt, duke mos paguar asgjë. (Nga minuta 03:35 në videon më poshtë)
Diskutimi me qytetaren:
Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat brenda. Po na vidhen apartamentet. Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.
Rama: Një sekondë.
Qytetarja: Nuk kemi askënd që ruan objektin.
Rama: Një sekondë. E para mos fol pa lidhje.
Qytetarja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.
Qytetarja: Ne flasim për personale.
Rama: Në rregull, por mos thuaj nuk ka filluar asgjë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.