
Kanë mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit dhe sot, kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, ka publikuar spotin zyrtar.
Kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Shkodër, përmes spotit të shpërndarë për mediat por edhe në rrjetet sociale, Spahia përcjell mesazhin “Jam i juaji dhe të gjithë bashkë jemi të Shkodrës”.
Më poshtë, spoti i publikuar në rrjetet sociale të kandidatit Bardh Spahia.