Ndërsa protestues të shumtë janë mbledhur para parlamentit një situatë e nderë është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët. Në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament ministri Blendi Klosi protestuesit kanë tentuar ta godasë me sende të forta. Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin. Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit.
Protestuesit e opozitës kanë sulmuar edhe deputetin Paulin Stërkaj, teksa ky i fundit futej për në Kuvend për t’ju bashkuar seancës plenare. Protestuesit e kanë shtyrë dhe sulmuar deputetin, për të penguar futjen e tij në Kuvend. Me ndërhyrjen e forcave të policisë, deputeti ka shpëtuar nga turma.