Një pallat 6- katësh në Durrës, ku kishte banesën edhe zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është shémbur brenda pak sekondash me eksplózion të komanduar nga IKMT.
Pallati në lagjen nr. 7 në qytetin bregdetar u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspértizës rezultoi se paraqiste rrezikshmëri të madhe.
Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 vrima dhe përdori 8.5 kilograme lëndë eksplozive c4.
Në pamjet e shpërndara nga IMKT shihet momenti kur ndërtesa shkátërrohet brenda pak sekondash.